Mos u frikësoni nëse hasni kërmij në shtëpinë tuaj. Këta kërmij të mëdhenj edhe pse duken të rrezikshëm dhe të tmerrshëm, në të vërtetë janë sikur çdo kërmill i zakonshëm. Emrin e kanë marrë sipas trekëndëshave të kuq të cilët rrethojnë vrimën e frymëmarrjes. Këta kërmij mund të rriten edhe deri në 15 centimetra, por gjithashtu mund të kenë ngjyra të ndryshme.
Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se ngjyrat e ndryshme a do të thonë që janë dhe lloje të ndryshme. Të ashtuquajturit brirë të kërmijve, nuk janë gjithherë të dukshëm, mirëpo kur duken kanë formë të çuditshme. Teksa shumica e kërmijve kryesisht hanë fletë të bimëve në kopsht, ky lloj është ndryshe dhe ha myk dhe alga. Shfaqja e këtyre kërmijve në shtëpi, zakonisht do të thotë që ka probleme me mykun në shtëpi.
Ky lloj kërmilli mund të gjendet gjithandej, në kopsht, male, si edhe në qytete, banesa, shtëpi. Janë ndryshe nga kërmijtë e zakonshëm. Ndërkaq, një specie e re e kërmillit të detit është zbuluar në ujërat e Britanisë së Madhe, raporton këtë të premte BBC. Krijesa, e cila është quajtur “Pleurobranchaea britannica”, u kap në jugperëndim të Anglisë nga një anije kërkimore. I përket një grupi që gjendet në ujërat më të ngrohta, të cilët mund të migrojnë në veri për shkak të ndryshimeve klimatike.