Një ndërtesë 12 katëshe u përfshi nga flakët në Londër. Gjashtë zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të izoluar flakët në Grafton House ndërsa tymi mbuloi të gjithë zonën përreth. Më sumë se 40 persona u evakuan nga ndërtesa përpara se të mbërrinin zjarrfikëset. Grafton House ka 130 apartamente në 22 kate, e ndërtuar në vitin 1970. Nuk raportohet për viktima apo të plagosur ndërsa policia po heton për shkaqet e zjarrit.