Showbiz

Loredana humb babain, ja fjalët e saj të fundit për të

Ditë të trishta për Loredana Zefin e cila fatkeqësisht ka humbur babain e saj. Reperja e njohur ndahu dhimbjen me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku gjithashtu tha edhe fjalët e fundit për babain e ndjerë.

Me anë të një postimi në Insta Story ajo shkroi: “Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne. Të dua shumë dhe uroj që të shkosh në një vend më të mirë. Falenderoj nga zemra të gjithë miqtë e mi të cilët po më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë”.

Edhe Mozzik gjithashtu ka bërë një dedikim për babain e bashkëshortes së tij duke u shprehur se do ta kujtojë sa të jetë gjallë.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Loredana u përfshi në një sërë akuzash të rënda për zhvatje parash të një çifti rreth të 50-ave në Zvicër.