“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
E ndërkohë, “DWTS Fan Club” moderohet nga Kiara Tito dhe transmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta diskutohen çdo të diel në “DWTS Fan Club”. Në episodin e djeshëm të DWTS Fan Club ishte e ftuar anëtarja e jurisë Lori Bala. Shumë në rrjet është komentuar fakti që ajo i quan balerinë partnerët skenikë të vip-ave, pa i thërritur në emër. Si e ka komentuar ajo këtë fakt?!
Ne balerinët themi vajza, djali, partneri, partnerja. Ajo ka qenë një gjë pa kontekst fare negativ. Varet sit ë vjen fjalia, sa kofidencë ke me personazhin që flet.
Olta Gixhari shpeshherë e ngacmon Lorin në juri, por si i pret ajo këto ngacmime?!
Olta kë s’ka ngacmuar. Kur ngacmon dhe Ilirin… Ai ia kthen kurse une jo dhe ajo vazhdon. Unë disa herë nuk e dëgjoj Oltën me batutat kshuqë…