Aktualitet Politikë

LSI depoziton në Kuvend nismën për uljen e çmimit të karburanteve, Vasili: Koha nuk pret, të pezullohen këto taksa

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, njofton se ka paraqitur sot nbë Kuvend nismën ligjore për uljen e çmimit të karburanteve.

Në një postim në “Facebook”, Vasili publikon dokumentin e paraqitur në Kuvend nga LSI, ndërsa shkruan se “Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike”.

Reagimi i Vasilit:

Kam paraqitur sot ne Kuvendin e Shqiperise Nisme ligjore per uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti)
Kam kerkuar pezullimin e pageses se Takses se Qarkullimit dhe Takses se Karbonit.
Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike.
Kuvendi duhet te miratoje menjehere kete Nisme Ligjore ne te mire te qytetareve dhe familjeve e bisneseve shqiptare.
Qytetaret duhen ndihmuar e mbeshtetur sot.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/515062373311358