Bota

Lufta në Siri, SHBA: Ka prova se po përgatiten armët kimike!

Shtetet e Bashkuara deklaruan se ekzistojnë prova domethënëse që forcat qeveritare siriane po përgatisin armët kimike për një sulm në Idlib, teksa Rusia, Irani dhe Turqia u takuan në Teheran për të vendosur fatet e rajonit. Paralajmërimi për provat e një ofensive me armë kimike u bë nga i dërguari amerikan në Siri, Jim Jeffrey. Shtetet e Bashkuara e ka thënë vazhdimisht se nuk do të tolerojë asnjë sulm kimik, por nuk ka dhënë detaje sesi do të kundërpërgjigjet në rast se kjo ndodh.