Bota

Lufta në Ukrainë, Kievi dhe Moska bien dakord për armëpushim në Zaporizhia për rinisjen e punës në centralin bërthamor të rajonit

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi sot se ka negociuar një armëpushim të përkohshëm lokal midis Ukrainës dhe Rusisë për të lejuar rivendosjen e furnizimit me energji në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.

 “Armëpushimi i pestë lokal i negociuar nga IAEA midis Ukrainës dhe Federatës Ruse filloi sot”, tha Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë Rafael Grossi në një deklaratë.

“IAEA kishte ndërmjetësuar më parë katër marrëveshje të përkohshme armëpushimi, të cilat lejuan të kryhen pesë riparime në linjat e energjisë të lidhura me centralin bërthamor të Zaporizhias”, shtoi Grossi.