Bota

Lufta tregtare, Kina kundër Amerikës

Kina paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se marrëveshjet tregtare mes palëve nuk do të njihen, nëse Uashingtoni vendos tarifa e sanksione. Reagimi i Pekinit pason paralajmërimet e Presidentit Donald Trump se do të vendosin tarifa në vlerën e 50 miliardë dollarëve ndaj produkteve kineze. Vendi aziatik kërcënoi të përgjigjet me të njëjtën monedhë, duke nxitur frikën e investitorëve për nisjen e luftës tregtare globale.