Bota

Lufta tregtare, tmerrohen kanadezët, zbulohet arsyeja

Qeveria kanadeze nisi zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj tarifave të reja amerikane. Në luftën tregtare mes dy vendeve përfshihet një gamë e gjerë artikujsh, dhe kanadezët janë tronditur nga fenomeni që zbuluan falë kësaj situate. Një sasi e madhe shurupi panje importohet nga Amerika, në një kohë kur vet Kanadaja është e famshme për prodhimin e produktit të konsideruar si pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar.