Sport

Luhet sot në Zyrih të Zvicrës miqësorja Shqipëri-Kosovë

Sonte në orën 20:00, në Zyrih të Zvicrës luhet miqësorja Shqipëri-Kosovë, që pason atë të 13 Nëntorit 2015. Ky është testi i parë gjeneral për djemtë e drejtuar nga Christian Panucci për Ligën e Kombeve që nis në shtator. Për Kosovën është një sfidë e veçantë brenda familjes, që ka lënë mbresa te trajneri zviceran, Bernard Challandes. Edhe për të, fokusi do të jetë ndërtimi i një grupi të denjë për Ligën e Kombeve. Ndeshja do të transmetohet live në Supersport.