Aktualitet

Luigi Soreca, pasardhësi i Romana Vlahutin në Tiranë

Luigi Soreca do të jetë pasuesi i ambasadores Romana Vlahutin në krye të misionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Aktualisht, ai mban detyrën e drejtorit për Sigurinë në Komisionin Europian. Zyrtarisht, mandati i ambasadores Vlahutin mbaron në gusht të këtij viti. Kroatja Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së, në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit 4-vjeçar të italianit Ettore Sequi.