Sport

Luis Enrike përgatit finalen e Champions: Uroj të mos jetë si ndeshjet Inter-Barcelona

Luis Enrike është shfaqur sot para mediave për një konferencë të organizuar nga UEFA, ku trajneri i PSG duhej të fliste rreth finales së Ligës së Kampioneve ndaj Interit. Dhe në fjalët e tij, trajneri ka lënë të kuptohet se shpreson që ndeshja me zikaltërit, të mos jetë me aq shumë ritëm e gola sa ato të skuadrës italiane kundër Barcelonës.

“Për ne është e rëndësishme ADN-ja jonë, të luajmë sa më mirë, të jemi të parët që shkruajmë historinë duke fituar Ligën e Kampioneve, por përballe kemi një skuadër tjetër që ka të njëjtin objektiv me ne”.

Inter-Barça? Dy ndeshje shumë të bukura për t’u parë, si tifoz, por edhe si trajner. Kishte më shumë gola se sa të mendoja. Interi nuk ka qenë kurrë në disavantazh dhe kjo tregon aftësitë që të menaxhojë situatën në çdo moment të ndeshjes. Janë të aftë në sulmin statik, shumë të aftë në goditjet standarte. Shpresoj që finalja të mos jetë si ato dy ndeshje. Atyre u pëlqen të mbajnë topin dhe ne kemi të njëjtat karakteristika.

Ndryshimi nga Barça e 2015? Të arrish finalen e Ligës së Kampioneve është e vështirë, Puna që kam bërë te Barcelona ishte e jashtëzakonshme, do të guxoja të thosha, edhe pse të gjithë thoshin se ishte shumë e lehtë të fitoje Ligën e Kampioneve me atë skuadër, por e kemi parë. Këtu, me presidentin dhe këshilltarin, kemi identifikuar lojtarët që dëshironim të afronim. Kam lojtarë të ndryshëm të nivelit të lartë që luajnë me një mentalitet skuadre. Gjë shumë e rrallë në futbollin e sotëm. Edhe Interi e ka këtë mentalitet. Këtu është ndryshe në krahasim me Barcelonën, por cilësia e lojtarëve dhe personaliteti i tyre bëjnë unë më të thjeshtë”, tha ndër të tjera Luis Enrike para mediave.