Bota

Lumë kritikash për xhaketën e Melania Trump

Lumë kritikash për Zonjën e Parë të Amerikës. Shkak u bë xhaketa 39 dollarëshe e firmës Zara që veshi në Teksas, gjatë vizitës në një qendër me fëmijë emigrantë. Në pjesën e pasme të saj, binte në sy shkrimi: “Nuk më intereson fare, po ty?”. Komentuesit folën për mesazh të koduar, ndërsa të tjerë, akuzuan Melanian se shkeli protokollin. Ndërkaq, zëdhënësja e Zonjës së Parë, hodhi poshtë pretendimet për mesazh të koduar, duke theksuar se nuk kishte gjë të qëllimtë. Jashtë reagimeve nuk mbeti as Presidenti. Për Donald Trump-in, “Shkrimi në xhaketën e bashkëshortes, i referohej mediave që bëjnë lajme të rreme”.