Aktualitet Politikë

“Lushnja qelbet era p*rdhë!”/ Korreshi ngre tonet në Kuvend: Jeni 4 deputetë e një ministër dhe nuk po i çoni asnjë lek!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti tonet sa i përket ndotjes në qytetin e Lushnjës.

Ai shprehet se për këtë gjë nuk po investohet dhe sipas tij kjo ka ndikuar shumë në gjendjen e qytetit.

“Mirë do bënit të bënit diçka me këto lekë për ata njerëz atje poshtë. Unë po jap disa sugjerime. Në Lushnje është një dynja e tërë që merret me këtë çështje. Lushnja qelbet. Kam thënë era p*rdhë. Kam dalë nga etika, por kjo është e vërteta. Po na helmoni tani. Edhe kjo puna e 2022-shit, janë dy gryka aty që funksionojnë. Gjithë qyteti i Lushnjës nuk i hap dot dritaret. Nuk jemi kundra bizneseve, por jo nën kurriz të qytetarëve të Lushnjës. Aty të qelb era o burrë. Nuk kemi problem grimcat e tymit. Zgjidheni këtë se është turp për Lushnjën. Janë katër deputetë nga PS-ja, ministri 5, që nuk keni çuar një lekë. Depozitat qelben. Del uji sterrë i zi. Ikni rregulloni tymin se është turp”, tha ndër të tjera Korreshi.

Në Kuvend po diskutohet për projektligjin ‘Për Koncesionet’, që është për miratim këtë të enjte.

LEXO EDHE: Debati për Avokatin e Popullit, tensionet në Kuvend çuan në ndërprerje të seancës plenare!

Ky projektligj parashikon që në Shqipëri nuk do të jepet më asnjë koncesion që vjen si ofertë e pa kërkuar, hiqet praktika e kontratave me tarifën simbolike 1 euro si dhe përcakton se Ministria e Financave do të miratojë paraprakisht çdo studim fizibiliteti e projekt-kontratë, rivlerëson transferimet, ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP.