Gossip Showbiz

“Vetëm 3 ditë, por mjaftuan…” Reagon Luiz Ejlli pas daljes nga Big Brother VIP!

Pas një qëndrimi të shkurtër prej tre ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP, fituesi i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar publikisht në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, këngëtari ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen e vazhdueshme dhe energjinë pozitive që i kanë dhënë gjatë rikthimit të tij në formatin që e bëri edhe më të dashur për publikun.

Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother. Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua

-është shprehur ai, duke theksuar se më e rëndësishmja për të ishte fakti që arriti të dhurojë humor dhe buzëqeshje.

Postimi i Luizit u prit menjëherë me reagime të shumta nga fansat, të cilët e falënderuan për energjinë, spontanitetin dhe praninë e tij në shtëpi, edhe pse për një periudhë të shkurtër.

Ai ka shprehur mirënjohje edhe për disa nga personat me të cilët ndau eksperiencën, duke lënë të kuptohet se e vlerëson bashkëpunimin dhe atmosferën e krijuar.

Me këtë reagim, Luiz Ejlli riktheu edhe një herë vëmendjen e publikut, duke dëshmuar se lidhja e tij me fansat mbetet e fortë, pavarësisht kohëzgjatjes së qëndrimit në reality show.