Gossip Showbiz

Luiz Ejlli zbulon strategjinë për të fituar Big Brother? Ja ku fshihet çelësi i lojës!

Luiz Ejlli ka ndarë së fundmi një analizë të detajuar mbi mënyrën se si mund të fitohet loja e Big Brother, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ndjekësve në rrjetet sociale.

Sipas fituesit të BBVA, suksesi në këtë format nuk vjen rastësisht, por nga vëzhgimi i kujdesshëm i dinamikave brenda shtëpisë.

Luizi thekson se elementi kyç është të kuptosh se ku “sillet loja”, pra ku përqendrohet energjia dhe vëmendja e banorëve.

Ai shpjegon se lojtari duhet të vëzhgojë me kujdes se ku mblidhen më shpesh banorët, me kë zgjedhin të kalojnë kohë dhe cilat marrëdhënie krijohen natyrshëm.

Sipas tij, rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si ndërtohen raportet mes banorëve: kush respektohet më shumë, kush dëgjohet në Prime dhe si reagojnë të tjerët në situata tensioni apo debati. Luizi nënvizon se këto sinjale tregojnë qartë se kush janë “polet” e lojës në çdo edicion.

Ai shpjegon se ekzistojnë dy strategji kryesore për të ecur përpara: krijimi i aleancave ose përballja e drejtpërdrejtë, i vetëm, me lojën.

Megjithatë, sipas tij, ndërtimi i miqësive kërkon shumë kujdes, pasi raportet brenda shtëpisë janë shpesh të brishta dhe të përkohshme.

Duhet të shohësh jo vetëm një herë, por vazhdimisht, ku shkojnë banorët, me kë pinë kafen, kë kërkojnë sapo dalin nga dhoma e gjumit. Në Prime, shih kë respektojnë kur flet, kë nuk e ndërpresin. Aty kuptoni ku është qendra e lojës

-shprehet Luizi.

Ai shton se, pasi e kupton këtë qendër, lojtari ka dy zgjedhje: ta kthejë atë person në aleat ose të përballet drejtpërdrejt me të.

Është më e lehtë ta bësh shok, por duke e bërë shok, nuk e mund kurrë

-përfundon Ejlli, duke lënë të kuptohet se zgjedhja e strategjisë së duhur është vendimtare për fitoren.