Bota

Macron shpërthen ndaj demagogëve: Një urë bie dhe është faji i Europës!

Presidenti francez, Emmanuel Macron,  ka shpërthyer në kritika ndaj atyre që sipas tij “duan ta marrin peng Evropën duke përdorur demagogjinë”. Macron akuzon ata që “thonë se të gjitha problemet vijnë nga BE: Një urë bie, është faji i Evropës. A jeni i shqetësuar për shkak se ka emigrime nga Afrika? Është faji i Evropës. Këta – thekson ai – nuk janë ata që quhen populistë, ata janë demagogë “. Në fund të vizitës në Helsinki, Presidenti francez nënvizoi se “ka nga ata që harrojnë se çfarë ka sjellë Evropa në 70 vjet dhe duan vetëm një gjë: ndarje, mbyllje nacionaliste prapa çdo gjëje që na ndan “.