Bota

Macron-Trump, bisedë telefonike të tensionuar

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, zhvilluan një bisedë të tensionuar telefonike, gjatë të cilës Macron kritikoi Trump për politikat që po ndjek. Biseda është përqëndruar te vendosja e tarifave për aluminin dhe çelikun që importohen nga Bashkimi Europian, Meksika dhe Kanadaja. Më herët Macron dhe Trump u shfaqën shumë miqësorë në vizitën që presidenti francez zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë.