Madonna ka folur për herë të parë për periudhën më të errët të jetës së saj, kur në vitin 2023 u përball me një infeksion bakterial që i rrezikoi jetën dhe e çoi me urgjencë në spital.
Këngëtarja tregoi se kaloi katër ditë pa ndjenja në kujdes intensiv dhe u mbajt me ventilator. Gjendja e saj ishte aq serioze, saqë për pak humbi jetën – një detaj që deri tani nuk ishte bërë i ditur për publikun.
Pas daljes nga spitali, ajo përjetoi një periudhë të gjatë rikuperimi, duke pranuar se nuk kishte as forcë për t’u ngritur nga shtrati.
Gjithmonë e kam parë veten si një super-grua, por këtë herë e kuptova se rikthimi nuk ishte aq i lehtë
-tha Madonna.
Një vit më vonë, ajo e përshkroi këtë përvojë si një provë që e forcoi dhe i ndryshoi këndvështrimin për jetën.
Në korrik 2024, në një reflektim në Instagram, Madonna e quajti “të mrekullueshëm” shërimin e saj dhe falënderoi Zotin për mundësinë që iu dha për të jetuar dhe për të vazhduar karrierën.
Ikona e muzikës pop pranoi gjithashtu se dikur kishte qenë “skllave e opinioneve të të tjerëve”, por sot e sheh mos-përkatësinë si shpëtim dhe forcë.
Me këtë rrëfim të sinqertë, Madonna dëshmon edhe një herë se, pavarësisht vështirësive, mbetet një grua e pathyeshme dhe një frymëzim për miliona fansa në mbarë botën.