Celebrities Magazine

Madonna njofton rikthimin në Warner Records, paralajmëron albumin e saj të ri pas 7 vjetësh!

Madonna ka bërë një lëvizje që po konsiderohet si një prej kthimeve më të mëdha në pop-muzikë këtë vit. Ajo ka njoftuar se po kthehet te Warner Records, shtëpia diskografike me të cilën filloi karrierën në vitin 1982, pas më shumë se dy dekadash largimi. Kjo nuk është thjesht lëvizje administrative. Shoqërohet me paralajmërimin e një albumi shumë të pritur, me titull Confessions on a Dance Floor Part 2, që do të publikohet në vitin 2026.

Këtë paralajmërim e bëri vetë Madonna përmes një deklarate ku shpreh entuziazmin për bashkëpunimin e ri me listën që e shihte si një “partner të vërtetë” në fillimet e saj. Ajo rikthehet në një fazë krijuese që, sipas saj, ka qenë shpëtim për shpirtin, një periudhë reflektimi, por dhe rikrijimi muzikor. Për albumin e ri ajo do të punojë përsëri me Stuart Price, producentin me të cilin realizoi versionin origjinal të Confessions on a Dance Floor më 2005, një album që u bë klasik për muzikën dance/pop.

Titulli i përkohshëm (COADF-P.2) është shfaqur në postimet në rrjetet sociale: “Kthim te muzika, Kthim në pistën e vallëzimit, Kthim aty ku filloi gjithçka! COADF-P.2 2026,” ka shkruar Madonna, duke sugjeruar se albumi do të rikthejë elementët që e bënë atë të famshme elektronika, energia klubesh, ritmet që e shpërndajnë muzikën si festë, por me një frymë të rinovuar që pasqyron evoluimin e saj si artiste dhe person.

Kthimi te Warner Records është, gjithashtu, jashtëzakonisht simbolik, jo vetëm sepse është shtëpia e parë diskografike e Madonna-s, por sepse shënon një “rreth të mbyllur”: ajo që nisi aty, po ringrihet aty, duke treguar se edhe pas ndryshimeve në industrinë muzikore, artisti mund të rithemelohet. Fansat tashmë po flasin për pritshmëritë: çfarë tingulli do të ketë albumi rinovues, cilat do të jenë bashkëpunimet, dhe nëse Part 2 do të arrijë të rigjallërojë magjinë e viteve 2000 që Madonna ka bërë ikonë.