Ministri për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se nëse çelja e negociatave për anëtarsim në BE, kushtëzohet me kampe refugjatësh, më mirë të mos ketë ftesë nga BE-ja. Majko reagoi në FB, rreth lajmeve të ndryshme për ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri, ku do të strehoheshin mbi 600 mijë të tillë. Ai e përshkroi këtë lajm si jo të vërtetë e si panik që përhapet nga mediat. Majko shtoi se Bashar al Assad dhe aleatët e tij po i përdorin refugjatët sirianë si “bombë njerëzore” për shkatërrimin e strukturës europiane.