Braktiset në Bulqizë, një makinë e grabitur në Tiranë. Pas sinjalizimit nga kolegët e kryeqytetit, uniformat blu të Dibrës u vunë në lëvizje dhe ngritën postbllok në Qafën e Buallit. Por, personi që drejtonte makinën tip “Benz”, refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e efektivëve. Ndjekja vijoi deri në hyrje të Bulqizës, ku dy persona ende të paidentifikuar, braktisën automjetin dhe u larguan në këmbë. Policia po punon për kapjen e tyre.