Pas dramës së lodhshme të divorcit, filmi i parë për të cilin Angelina Jolie është rikthyer në setin e xhirimeve është “Maleficent 2”.
Teksa realizimi i parë filmik pati një sukses të jashtëzakonshëm në vitin 2014, regjisorët e menduan të drejtë që historia të vazhdonte.
Kastit të “Maleficent 2” i është shtuar edhe aktorja e famshme hollivudiane Michelle Pfeiffer, e cila prej kohësh i ka munguar ekranit.
Pjesa e dytë e “Maleficent” do ta dalë në të gjitha kinematë botërore në tetor të këtij viti ndërkohë që Disney sapo ka publikuar në YouTube, trajlerin e parë të tij.