Vendosja e maskës tashmë është pjesë e rutinës tonë të përditshme për tu mbrojtur nga Covid-19.
Pandemia që ka gjunjëzuar më shumë se 185 shtete na ka detyruar të përshtatemi me realitetin e ri, që kohët e fundit sa vjen dhe bëhet më i shtrenjtë.
Kudo duhet të kemi me vete maska, doreza dhe dezifektant ndërkohë që me këto të parat na pëlqen t’i bëjmë pjesë të garderobës tonë.
Këto muaj kemi parë maska të modeleve dhe materialeve të ndryshme madje shumë marka të njohura të veshjeve kanë filluar të prodhojnë maska që tani janë shumë në modë.
Të njejtën gjë ka bërë edhe Louis Vuitton që me fillimin e shkollave ka prodhuar disa mburoja të veçanta që mund të përdoren nga studentët por jo vetëm.
Mbrojat tradicionale që mbulojnë pjesën e parme të fytyrës, Louis Vuitton i ka shtuar printin e logos së tyre zyrtare.
Por, kjo mburojë firmë kushton plot 961 dollarë dhe ky detaj ka irrituar të gjithë blerësit e produkteve të kësaj firme.
Shumë persona kanë reaguar nëpërmjet platformave sociale duke treguar se ky çmim është qesharak për një mburojë që megjithëse është e nevojshme ka një çmim shumë të shtrenjtë.