Ministri i Jashtëm i Marokut, Nasser Bourita, kundërshtoi propozimet e Bashkimit Evropian për të hapur qendra pritëse për emigrantët në vendin e tij. Ai i ka cilësuar këto masa si “zgjidhje të lehta” dhe “joproduktive”. Së bashku me Tunizinë dhe Shqipërinë, Maroku ka qenë njëri nga vendet që është përmendur si lokacion i mundshëm për të krijuar qendra strehimi për emigrantët jashtë Evropës. Kjo është edhe çështja kryesore që po diskutohet në samitin e BE-së.