Bota

Marrëveshja bërthamore e Iranit, front i bashkuar Macron-Putin

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron duket se kanë gjetur një kauzë të përbashkët mbi Iranin, ndryshimet klimaterike dhe tregtinë ndërkombëtare. Dy liderët u përqëndruan gjatë takimit të tyre tek e ardhmja shqetësuese e marrëveshjes bërthamore të Iranit, që tashmë është në rrezik pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara.