Pas tërheqjes së SHBA, Irani shpreson ende që pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar që nënshkroi marrëveshjen e 2015-s për programin e tij bërthamor, ti qëndrojë asaj. Gjithashtu Teherani njoftoi se ka nisur punën përgatitore, për të vijuar pasurimin e uraniumit, nëse ndodh që vendet e BE-së tërhiqen nga marrëveshja. Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor.