Shqipëria dhe Greqia zhvilluan sot në Tiranë raundin e parë të bisedimeve mbi përcaktimin e zonave detare me Shqiperinë. Lajmi u bë publik nga ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare. “Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive e bashkëpunimi”, thuhet edhe në njoftimin e ministrisë së Jashtme greke. Takimi është zhvilluar midis grupeve negociatore dhe jo në nivel ministror. Raundi i dytë pritet të zhvillohet në Greqi.