Në Athinë sot u zhvillua takimi i 3-të dhe i fundit i komisioneve greko-shqiptare që po përgatisin Marrëveshjen e Detit mes dy vendeve. Sipas burimeve diplomatike, ato përfunduan plotësisht dokumentin, ndërsa drafti final pritet t’iu jepet kryediplomatëve Ditmir Bushati e Nikos Kotzias. Vetëm kur të merret OK-ei, mund t’iu shtohet çështjeve të mbyllura mes palëve.