Gossip Showbiz

“Martesë e tretë, por…” Reagimi ironik i Bleros që mbylli gojët pas komenteve në rrjet!

Pas publikimit të pamjeve nga dasma e tij me partneren Eronita, Blero u gjend sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.

Krahas urimeve, këngëtari u përball edhe me një valë komentesh ironike dhe skeptike, duke qenë se kjo është martesa e tij e tretë, pas lidhjeve të mëparshme me Teuta Krasniqin dhe Afrona Dikën.

Komentet nuk vonuan të shpërndaheshin masivisht, me fraza si: “Uroj të jetë torta e fundit”, “Si nuk lodhesh duke u martuar?”, apo “Nuk paska punë tjetër veç martesë dhe ndarje”, duke e kthyer jetën personale të artistit në temë debati për disa ditë me radhë.

Megjithatë, Blero zgjodhi një mënyrë krejt tjetër për të reaguar. Pa hyrë në polemika apo replika të drejtpërdrejta, ai publikoi një foto nga dasma, ku shfaqet duke kërcyer, shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, por plot nënkuptime:

A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!

Ky postim u interpretua gjerësisht si një përgjigje ironike ndaj kritikave, por edhe si një sinjal i qartë se këngëtari nuk lejon që komentet negative të ndikojnë në lumturinë e tij.

Reagimi i Bleros ndezi sërish diskutimet, por kësaj here shumë ndjekës dolën në mbrojtje të tij, duke theksuar se dashuria nuk matet me numra dhe se secili ka të drejtë të kërkojë dhe të jetojë lumturinë, pavarësisht të shkuarës.

Mesa duket, për Bleron kjo martesë është thjesht një kapitull i ri, dhe zhurma në rrjet nuk ka fuqinë t’ia prishë festën.