Këngëtari i njohur shqiptar Blero ka bërë një surprizë të madhe duke u futur në botën e sportit si menaxher futbolli. Ai ka marrë nën menaxhim talentin e ri, Enis Berisha, i cili tani është pjesë e agjencisë MarsProAgency.
Faleminderit përkushtimit të Bleros dhe ekipit të tij, Enis ka arritur të transferohet te klubi kroat Slaven Belupo, që luan në Superligën e Kroacisë, duke hapur kështu rrugën për një karrierë premtuese në futbollin ndërkombëtar.
Në një postim në Instagram, Blero falënderoi klubin FC Prishtina për bashkëpunimin profesional dhe mbështetjen gjatë këtij procesi. Ai i uroi Enisit suksese të mëdha dhe një karrierë të ndritur në futboll.
Ky hap tregon se Blero po zgjeron horizontet e tij, duke sfiduar veten edhe në fusha jashtë muzikës. Ende mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë me muzikën paralelisht.