Mira Murati, shqiptarja që i dha botës inteligjencën artificiale ChatGPT, do të martohet në një ceremoni tërësisht private në Toskanë. Rikujtojmë se para një viti nëna e saj pyeti vetë ChatGPT se kur do të gjente burrë e bija. Dasma është organizuar me një protokoll sigurie shumë të lartë, duke mbajtur larg vëmendjes publike çdo detaj. Të gjithë të ftuarit janë pajisur me kontrata të rrepta privatësie, të cilat ndalojnë publikimin e çdo materiali foto apo video nga ceremonia në rrjete sociale apo media.
Në festë nuk do të mungojnë ritet dhe zakonet shqiptare, duke i dhënë ceremonisë një shije autentike dhe krenare. Mira Murati do të veshë kostumin tradicional të nuseve të Jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu rrënjët e saj kulturore. Këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë e ceremonisë.
Ndërkaq, investitorëve që shpresojnë të mbështesin startup-in e ri të Inteligjencës Artificiale të ish-drejtoreshës kryesore të teknologjisë së OpenAI, Mira Muratit, u kërkohet të paguajnë një minimum prej 50 milionë dollarësh, sipas dy burimeve që kanë dijeni për marrëveshjen. Murati po mbledh rreth 2 miliardë dollarë kapital me një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh për Thinking Machines Lab. Dhe tani, burime të shumta thonë se “megarundi”, i udhëhequr nga Andreessen Horowitz, po i afrohet fazave të fundit të mbledhjes së fondeve.
Megjithatë, së paku deri më tani, një zëdhënës i Thinking Machines Lab nuk ka pranuar të komentonte. Kështu, raundi i investimeve nuk është finalizuar dhe detajet mund të ndryshojnë. Sidoqoftë, thekson BI, financimi pothuajse me siguri do të renditej si një nga raundet më të mëdha të investimeve fillestare në histori, të cilat zakonisht variojnë në shifra të ulëta deri në të mesme njëshifrore. Kjo për faktin se një çek prej 50 milionë dollarësh është përtej mundësisë së shumicës së investitorëve tradicionalë fillestarë sepse do të përfaqësonte një përqindje të konsiderueshme, nëse jo të gjithë fondin e tyre.