Klimë tensioni në qytetin e Kanës me rastin e hapjes së edicionit të 71-të festivalit të filmit. Janë të freskëta pasojat e atentatit në Nisë, më 14 korrik 2016, dhe masat e sigurisë janë tepër të larta. Për herë të parë po përdoren detektorët e metaleve edhe jashtë Pallatit të Kinemasë, ndërkohë që janë angazhuar edhe forcat speciale K9. Gjithashtu asnjë makinë nuk do të qarkullojë afër zones së festivalit pa autorizim.