Një javë nga tragjedia e Klosit me pasojë vdekjen e një 29 vjeçari, një tjetër aksident në punë i mori jetën një punëtori dhe një tjetër po kërkohet në Gramsh. Dyshohet se një masiv dheu u shkëput në fshatin Poroçan pranë një hidrocentrali.
Ndërkaq, dje u gjet pas 7 ditësh trupi i pajetë i Ardit Beshirit, i cili u zu poshtë nga masivi i madh i mineralit të kromit dhe inerteve teksa po punonte me ekskavator në fabrikën e pasurimit Qafë Burrel, e menaxhuar nga një kompani kineze. Në lidhje me ngjarjen tragjike, Policia e Matit arrestoi drejtuesin teknik të kësaj firme, për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.