Vijon aktive vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit në Himarë. Pritet që sot të kete përsëri ndërhyrje nga ajri, teksa ushtria do të veprojë nga toka. Zjarri i ndihmuar edhe nga era, ka përparuar duke djegur shkurre e pemë që ndodhen në atë zonë, por duke u ngjitur edhe me lart në mal.
Prej tre ditësh forcat zjarrfikëse të Himarës, punonjës së Policisë, bashkisë, ushtria por dhe emergjencat civile po luftojnë për shuarjen e zjarrit.
Në një tjetër zhvillim, një banesë në Gramsh u përfshi nga flakët. Zjarri ra mëngjesin e sotëm në një shtëpi lagjen Xhile Liçi të qytetit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por raportohen dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, për të cilin po hetohet nga autoritetet përkatëse.