Botë e Çuditshme

Mbahet në këtë vend “Degustimi më i madh i djathit në botë”!

Një kompani kolumbiane bulmeti, Alpina, festoi 80-vjetorin e saj duke thyer rekordin botëror për degustimin më të madh të djathit. Plot 1,185 persona u mblodhën në Sopó për të provuar tre lloje djathi; Gruyere, Sopó dhe Argovia. Guinness World Records konfirmoi rekordin, duke ia marrë ‘fronin’ Australisë që kishte mbledhur 1,000 persona në vitin 2019.

Ngjarja vlerësohet si një sukses që thekson përkushtimin e Alpina-s ndaj cilësisë në industrinë e bulmetit. Përfaqësuesja e Guinness-it uroi të gjithë pjesëmarrësit për arritjen historike. Siç dihet, djathi është më shumë se vetëmushqim.

Për Francën, e njohur për djathrat e saj ikonë si camembert dhe roquefort, prodhimi i djathit është një pjesë integrale e identitetit të vendit. Por pavarësisht reputacionit të tij, vendi nuk është prodhuesi më i madh i djathit në botë. Shtetet e Bashkuara i kanë tejkaluar ata për sa i përket vëllimit të madh. Çdo vit, SHBA prodhon më shumë se 5 milionë tonë djathë, duke tejkaluar shumë 2 milionë tonë që prodhon Franca. Pjesa më e madhe e prodhimit të djathit amerikan vjen nga dy shtete kryesore: Kalifornia dhe Wisconsin. Vetëm këto shtete përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit total të djathit të vendit.

Ju shuajmë një kuriozitet. Ishulli italian i Sardenjës fsheh një traditë shekullore, prodhimin e casu marzu, djathit me larva. Ky produkt i veçantë konsiderohet si një nga djathërat më të rrezikshëm në botë dhe është i ndaluar për shitje komerciale, por vazhdon të jetë pjesë e kulturës ushqimore të vendasve. Casu marzu fillon si një pecorino i zakonshëm, i quajtur fiore sardo. Por procesi i tij merr një kthesë të pazakontë kur miza Piophila casei vendos vezët në të. Kur larvat çelin, ato përpunojnë djathin, duke e bërë atë më të butë dhe kremoz. Ky transformim e kthen djathin në një delikatesë për ata që e vlerësojnë traditën dhe guximin për të shijuar diçka ndryshe.