Aktualitet

Mbante armë pa leje, arrestohet 43-vjeçari në Durrës!

Një 43-vjeçar që mbante armë zjarri pistoletë, pa leje është arrestuar nga blutë e Durrësit. Në pranga përveç shtetasit Dritan Agasi, ranë edhe Artur Karamuça e Florenc Berberi, të akuzuar për moskallëzim krimi. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me municion luftarak.

 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit “Shadoë”, ka goditur një rast të kësaj veprimtarie. Si rezulat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. A., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. K., 47 vjeç, dhe F. B., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.