Aktualitet

Mbante peng djalin e mitur, policia ndalon babanë

Mbante peng djalin e mitur, policia ndalon babanë. Ngjarja u shënua në Berat ku një 40 vjeçar i divorcuar, prej 3 ditësh nuk lejonte të linte të dilte jashtë banesës të birin 10 vjeç, duke ushtruar presion psikologjik dhe dhunë fizike ndaj tij. Ishin fqinjët që njoftuan Policinë për situatën e krijuar në familjen Dura në Berat.