Pas paralajmërimit të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, për ndotësit e lumenjve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit inspektoi zonën në Pezë-Helmës. Në këtë zonë u konstatuan mbetje shtazore pranë lumit Erzen. Dy persona prej subjekteve që ushtrojnë aktivitetin pranë zonës janë çuar për ndjekje penale.