Kaloi 18 milionëshin numri i të infektuarve me koronavirus në botë, ndërsa janë rreth 670 mijë viktima. Shumë shtete, përfshirë Shqipërinë e të tjera vende të rajonit vazhdojnë të përballen me shifra të larta të të infektuarve. Task Forca e Shtëpisë së Bardhë konstaton përhapjen e jashtëzakonshme të virusit në Shtetet e Bashkuara, në zona rurale e urbane. Amerika është e para në botë për rastet, mbi 4 milionë e 600 mijë e për ata që ndërruan jetë nga COVID-19, rreth 155 mijë.