Botë e Çuditshme Love & Sex

Mbi 2 mijë çifte martohen brenda një dite duke thyer rekordin Guinness!

Ishte një ditë festimi në Baran të Indisë, kur 2,143 çifte shkëmbyen betimet e tyre në më pak se 6 orë, duke thyer dy rekorde botërore. Një organizatë e quajtur “Shri Mahaveer Goshala Kalyan Sansthan” organizoi dasmën masive, që përfshinte martesa të komunitetit hindu dhe mysliman.

Eventi zgjati më pak se 6 orë, duke thyer rekordin Guinness për kurorëzimin e më shumë çifteve të martuar në 12 orë dhe në 24 orë. Secili çift mori një bekim nga zyrtarët, ku ishte i pranishëm kryeministri i Rajasthan, Ashok Gehlot dhe Ministrin e Kabinetit, Pramod Jain Bhaya. Organizata gjithashtu shpërbleu çiftet me dhurata.

Ndërkaq, ka shumë mënyra dhe zakone në botë që kryhen për të sjellë fat në martesë. Në vendet e Evropës veriore, ceremonitë e dasmave karakterizohen shpesh nga elementë të huazuar nga bota e mbinatyrshme. Në Finlandë, bërja e saunës një ditë para dasmës luan një rol vendimtar në mbrojtjen e nuses dhe dhëndrit nga shpirtrat e këqij, duke favorizuar pastrimin e shpirtit nga dashuritë dhe dhimbjet e kaluara.