Bota

Mbi 83 mijë afganë janë zhvendosur nga konflikti më 2018

Në Afganistan, konfliktet detyruan mbi 83 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre, prej fillimit të vitit. Kjo theksohet në një raport të Zyrës për Ko’ordinim të Çështjeve Humanitare të Kombeve të Bashkuara. Në 2017-ën ishin mbi 445 mijë afganë që nuk kishin alternativë tjetër përveç zhvendosjes. Në Afganistan, forcat e ushtrisë luftojnë me talebanët, si dhe me militantët e ISIS-it të cilët kontrollojnë territore në veri të vendit, ndërsa kryejnë dhe sulme në Kabul.