Showbiz

“Mbylle gojën, skuth”/Përplasje e fortë mes G-Banit dhe Aldos!

Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Fan Club” Danja foli për ditët e para pas daljes saj nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 4”. Ish-banorja tha se diskutuan për lajmet e ndryshme që kishin qarkulluar në rrjet dhe për të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë. Sa i përket marrëdhënies me G Banit Danja tha se nuk u përshëndetën fare, të cilës ish-banori iu përgjigj duke thënë se nuk i duhet shoqëria me Danjën sepse ajo ka qenë agresive ndaj tij brenda.

Danja tha se G Bani ka pasur një sjelle agresive ndaj saj në lojë, dhe kjo ka bërë që këngëtari të reagonte ashpër. Në debat u përfshi edhe Aldo, të cilit G Bani i tha se nuk ka punë që të flasë për këtë temë.

G-Bani: Unë nuk kam qenë agresiv në lojë me Danjën, kam qenë i dashuruar. Ndjenjat nuk vijnë dhe ikin, nuk më tërheq diçka në personalitetin e Danjës sepse kur dola dhe pashë sesi ishte sjellë ndaj meje, m’u duk shumë denigruese sjellja e saj ndaj meje.

Danja: Sido të jetë tensioni i një partneri…

G-Bani-Aldos: Mbylle gojën! Çfarë lidhje ke ti me atë? Se je ai skuthi që më akuzoje për ndjenjat e mia ndaj saj dhe pastaj the që ke vetë ndjenja për Danjën. Ti s’ke lidhje.

Aldo: Qetësohu!

G-Bani: Ti s’ke lidhje po futesh kot. Danja të flasë për veten e saj, ky nuk ka punë.

Danja: Të lutem, ose qetësohesh… djalë i dashur për këto mesazhe, këtë tension mund të interpretohej si agresivitet. Fjalinë do ma lësh ta mbaroj, more vesh!