Aktualitet Sport

Mbyllet me barazim ndeshja Shqipëri-Çeki, Shqipëria siguron një vend në Pragë!

Shqipëria ka arritur të barazojë shifrat në minutën e ’66. Nedim Bajrami shënoi një supergol në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, duke barazuar rezultatin në 1-1. Ky rezultat ka bërë që Shqipëria të sigurojë një pikë.

Mesfushori i kuqezinjve goditi me të djathtën nga rreth 20 metra, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës çeke. Ndeshja u mbyll po me këtë rezultat, pavarësisht minutave shtesë.

Çeki-Shqipëri 1-1

84′ E pafalshme! 3 kundër 1. Por pasimi i Mirlind Dakut për Arbnor Mujën. Humbasim një shans të artë për të kaluar në avantazh

74′ Çekia pranë golit të dytë. Ladislav Krejci fiton duelin ajror me mbrojtësit tanë, pritje e jashtëzakonshem e Etrit Berishës

66′ Shqipëria arrin të barazojë rezultatin me Bajramin

57′ Shënojnë sërish çekët, këtë herë goli është i rregullt. Vaclav Cerny kalon vendasit në avantazh

47′ Gafë e Ardian Ismajlit. Shënon Lukas Provod për Çekinë. Anulohet goli nga teknologjia VAR

45+2′ Asllani vertikalizon bukur në zonë për Cikalleshin, por sulmuesi kavajas e zotëron topin me dorë dhe arbitri Taylor akordon faull për çekët

44′ Mitaj rrezikon dhe humbet topin, por mbrojtja kuqezi më pas ia del të largojë rrezikun

43′ Gabim i Taulant Seferit në rikthimin e topit pas. Mundësi e mirë për Tomas Soucek, topi devijohet në këndore pas ndërhyrjes së dyfishtë nga Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli.

30′ Ylber Ramadani nis bukur Nedim Bajramin. Lojtari i Sassuolos rrëzohet në zonë nga një kontakt me kundërshtarin. Arbitri vijon lojën

28′ Vertikalizim i bukur. Jasir Asani i kthen reston Sokol Cikalleshit, i cili nuk arrin të driblojë portierin kundërshtar

27′ Presing i Shqipërisë. Sokol Cikalleshi nis Jasir Asanin, i cili ndalet nga portieri çek. Anësori akordon pozicion të parregullt

25′ Krosim nga e djathta, gjuan me kokë Tomas Soucek, devijon në këndore Etrit Berisha

12′ 12′ Gjuan Vaclav Cerny, pret pa probleme Etrit Berisha

1′ Starton ndeshja në Pragë, Shqipëria synon fitoren e madhe ndaj Çekisë në transfertë