Aktualitet Zgjedhjet 2025

Mbyllet numërimi në Librazhd, PS fiton me 5879 vota ndaj PD!

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit.

PD ka marrë 3374 vota.

PS ka marrë 9253 vota.

Ndërkaq më herët u mbyll numërimi edhe në Shijak, duke shpallur triumfues kampin rozë.

Partia Socialiste ka marrë rreth 2 mijë vota më shumë se Partia Demokratike. Menjëherë pas numërimit të votës së fundit, socialistët kanë shpërthyer në festë.

Ndërkaq në qarkun e Tiranës janë numëruar 650 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 2946 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me 29 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.

Ndërsa demokratët me 75 mijë votat e marra deri tani kanë 14 mandate, por rrezikojnë të humbasin një mandat në favor të partisë Mundësia, të cilës i nevojiten 145 vota për t’ia marrë PD-së.