Mbyllet orari zyrtar i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë!
Rreth 26%, apo 176,563 qytetarë kanë votuar deri në 17:00, sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Saktësisht 352,413 qytetarë kanë votuar në mbarë vendin, sipas përllogaritjeve të KQZ-së, që ka procesuar 92,08% e vendovotimeve, apo 1,499 nga 1,628 vendvotime sa janë në komunat ku votohet sot.
Këto të dhëna u përditësuan më së fundmi në 17:14 dhe përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet me kusht apo me postë.
Sipas exit-polleve te para, Prishtinën e fiton Përparim Rama i LDK-së!
Exit poll-et: Gjakova vazhdon me Gjinin
Sipas tri exit poll-eve, Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës parashihet që të fitojë edhe një mandat në Gjakovë.
Në raundin e balotazhit ai u përball me Adrian Golën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Exit poll-et: Pejën e fiton LDK, Gazmend Muhaxhiri
Kryetari aktual i Pejës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gazmend Muhaxhiri, parashikohet të fitojë edhe një mandat.
Kundërshtari i tij ishte Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje.
VV pritet të fitojë në Gjilan e Fushë Kosovë
Sipas exit poll-eve të publikuara, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të fitojnë në Gjilan dhe Fushë Kosovë.
LVV-ja ka qeverisur edhe mandatin e kaluar në Gjilan me kandidatin aktual, Alban Hyseni, ndërkaq Fushë Kosova që nga përfundimi i luftës është qeverisur nga LDK-ja.
Kandidati i LVV-së për Fushë Kosovë është Valon Prebreza.