Zyrtarisht merr fund mosmarrëveshja mes Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Maqedonase. Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit iu bashkua Sinodit të Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopatës së Ohrit, që është faza përfundimtare në tejkalimin e përplasjeve.
Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe njoftoi vendimin për integrimin e Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit në Sinodin e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.
Mosmarrëveshja mes dy kishave ndodhi kur ajo Ortodokse Maqedonase u nda në mënyrë jokanonike nga Kisha Ortodokse Serbe, duke u deklaruar plotësisht e pavarur. Por, Kisha Ortodokse Serbe dhe kishat e tjera ortodokse nuk e njohën.
Pas një refuzimi të gjatë të Kishës Ortodokse Maqedonase për t’u kthyer në statusin e mëparshëm, Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit u formua si autonome brenda Kishës Ortodokse Serbe.
Nga Kuvendi i vitit të kaluar, Kisha Ortodokse Serbe i dha Tomos, (akt kishtar i nxjerrë nga patriarku dhe sinodi) me të cilin njohu autoqefalinë për Kishën Ortodokse Maqedonase, por mbeti për t’u shpallur statusi i Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit.
Kuvendi mori një vendim për dhënien e lirimit kanonik të hierarkisë së kësaj kishe autonome nga Kisha Ortodokse Serbe dhe integrimin e saj në Sinodin e Kishës Ortodokse Maqedonase, në përputhje me kanonet e shenjta dhe kushtetutat e të dy kishave tona vendore, si dhe marrëveshjen e arritur më parë nga Sinodet e të tre strukturave kishtare.
Në qarqet kishtare, në prag të këtij Kuvendi, integrimi i Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit në Kishën Ortodokse Maqedonase, u përmend si zgjidhja më e mundshme me ndarjen e dioqezave në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që peshkopët e Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit të kenë dioqezat e tyre.
Në Kuvend ishin të pranishëm kryepeshkopët e Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit. U mësua edhe se në prag të Kuvendit, në Patrikanë u takuan delegacioni i Kishës Ortodokse Maqedonase me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.