Paralizimi i pjesshëm i qeverisë federale amerikane hyri në histori si ngërçi më i gjatë, e ky rekord ndoshta do të përforcohet duke mos pasur një zgjidhje në horizont. Sot u shënua dita e 22-të të mbylljes së qeverisë. Dje punonjës të shumtë, përfshi gardianë burgjesh, staf aeroportesh apo agjentë të FBI-së, humbën pagat e para të këtij viti. Presidenti Donald Trump refuzon të miratojë buxhetin, për sa kohë që në të nuk përfshihen fondet për ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën.