Bota

Më 1 Qershor, vijojnë takimet e nivelit të lartë mes dy Koreve

Liderët e dy Koreve ranë dakort që më 1 Qershor, të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë. Kim Jong-un dhe Moon Jae-in u takuan dje në mënyrë të papritur, një muaj nga takimi i tyre historik i 27 Prillit.  Udhëheqësi i Koresë komuniste i rikonfirmoi homologut koreano jugor, angazhimin për Denuklearizimin, si dhe për takimin me Presidentin Amerikan, Donald Trump, të planifikuar për më 12 Qershor, në Singapor. Ndonëse u anulua nga Trump, për shkak të tensioneve me Penianin, zbutja e qëndrimeve të Koresë së Veriut, lë të hapur mundësinë e mbajtjes së tij.