Aktualitet

Me armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 50 vjeçari në Lushnjë!

Një shtetas 50 vjeç i identifikuar si Vladimir Çela u arrestua nga Policia e Lushnjës pasi mbante armë dhe municion luftarak në banesë, në Karbunarë. Blutë sekuestruan një pistoletë, një kallashnikov, një çifte, tre krehëra dhe dhjetëra fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit V.Ç. ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112